Serisht Digitalbi…

Aaaaa…..une dhe digitalbi, histori e gjate dhe e zjarrte dashurie, nje pasjon i pashterrshem. Dhe si ne cdo dashuri e thelle, ka detyrimisht grindje, 
kete here behet fjale per « sherbimin klient » ose me mire le te them pseudo sherbimi klient…..

Aktualisht Digitalbi ka probleme per sa i perket konfigurimit te stacjoneve te reja, qe bllokon te gjitha kanalet, dhe ska me shenje jete ne televizor…duket si me pare kur na iknin dritat edhe rrinim me ore te tera perpara duke pare se mos ndizej ajo drita e vogel e kuqe….

Une personalisht s’jam shume fane e Digitalbit, eshte e rralle te ulem te shof per me shume se 5minuta (dhe si te gjithe shqiptaret do me thoni: po portokalin…???? dhe pergjigja eshte JOOOOO as portokallin), por doja te gerthisja sherbimin katastrofik klient qe kane, ne 4 operator qe ngriten telefonin 3 ishin beterr, por beterr….nje beterr i pa imagjinushem…
Atyre eshte per ti rikujtuar, qe une komunikimin e paguaj, dhe se un paguaj gjithashtu edhe abonimin, dhe se me aparatin ka edhe nje sherbim.
Dhe ja 3 cope ne 4 kthyen nje pergjigje:
-nuk kam ca te bej,
-nuk di ca te them,
-se di
-ufff
-buffff
Gjithe pertaci, lodhje, me nje ton zeri qe donte te thoshte  » e di ca, me merzite »

Qe me pas pas ne dore naj gjyle, do ja lidhja ne kembe edhe do i hidhja ne det,
sepse se kan iden ndonjehere as cfare eshte miresjellja dhe qe paguhen per ate pune…

Por ja qe bota nuk eshte perfekte, keshtu qe Digitalbi ska per se te jete gjithashtu.

ps: 1/4 qe u pergjigj ne tel, ishte yll fare, i nje sjellshmerie dhe durimi te pa pare…

Publicités

~ par ervivi sur décembre 17, 2007.

18 Réponses to “Serisht Digitalbi…”

  1. o Erviv,

    po nuk perflitet dashuria e madhe keshtu si ben ti. O duaje o mos e duaj; po keshtu te dua por … kjo nuk quhet. Dashuria e madhe eshte e pakushtezuar edhe kur te shtrengohet si litari ne fyt. 😛

  2. duke qen se dixhitalbin un e shof iher ne 6 muj, çudia modhe me vje me nje telefonate te bome nga franca ne drejtim shqiprie per kte aryse LOL.
    pertej ksaj, ndoshta te duhej te pergjigjej dikush si ata te Amc. me kan bo me u ndi ne faj sepse bera rimbushje ne menyre te gabuar dhe hodha skenden ne plehra. pertej faktit qe me iken 10 mij lek telefonate, por kur marr e pyes si ishte e mundur, dhe hap pas hapi bashke me ate zonjushen zbuloj qe e kisha bere un gomarllikun, zonjusha revoltohet me mua, dhe me nje ze prej drejotreshe kopshti me thote: « zoteri po si e bete keshtu? duhet te kini me kujdes ju lutem shume, ç’eshte kjo pune ».

    dhe fol po deshe qe sllogani « we care about you » nuk do funksjononte. nuk di sa do ndihmoje, po merri njehere ata te Amc, bo vaki ta gjejn ata zgjidhjen.

  3. …ca te bej, ti marre ne tel dhe ti them qe kam pbme me Digialbin, a mundeni te me flisni ashper, me beni keq, dua te ndihem e nenshtruar 😀 ….hahahah….apo ti them? qe ti bejne nje telefon sherbimit te klienteve ke Digitalbi, edhe ti bojn me fol me vete eee…. 😀

  4. ah per kte qe thua ti, ka numra me 899….te rrujn nga leket po ka rob qe ndihen te (ç)lirum.

    ps: me te nigjum e kam!

  5. Po Ervivo, harxho pare telefoni! Qellon nga njehere (qellonte se nuk e di tani ne fakt) qe i nderpisinin filmat pa mbaruar. I mora ne telefon dhe i thosha asaj cupes qe keshtu e keshtu s’po na shkon ne film « ne bark ». Jo ore thoshte, s’ka mundesi. Mi zonje, po une per te tall bythen me ty po harxhoj pare ne telefon? Po jo ore thoshte, shif ca ke leviz qe eshte nderprere filmi. Me nxorri nga shinat fare, kerkova drejtorin. Ai te pakten u tregua i arsyeshem, na fal tha se kishte difekt serveri.

  6. hahahhaha… po ti o burr i dheut per i film bo ashtu 😀 …imagjino ca bo per me shume, jo drejtor po ti merr n tel presidentin 😀 …

    ps: ca filmi ishte ta dime 😀

  7. Film leshi mi qe, me Van Dammin a me Arnoldin a kush e ma men 😀
    Po aq te acaronte ajo femra, saqe jo ti thoshe me jep presidentin e kompanise, po edhe ti kerkoje te te lidhte me Ban Ki Moon-in s’te dilte e keqja 😀

  8. Ouuu, armiku una e? 😀 😀

  9. ahahahha,
    ata qe sjan me mua jane kunder meje ka thon njoni 😀 (mos pyt kush se se di 😀 )

  10. Hehehehe, e pse e hoqe ate muhabetin per filmat ti? Apo fillove vete me pa noi film me jackie chan sot ene menove mo mire mos me u ni hic 😀

  11. ja e shef si kruhesh ti 😀 ….

    un doja te mbaja reputacjonin tend « te gustos » akoma te virgjer,
    por ti ste le as te besh nje aksjon te mire per vitin 😀

  12. Po unë që nuk kam Digitalb? 😦

  13. N.Ago, a je ne Greqi ti ?
    Po çe do digitalbin….hap deren, dil rruges, te gjithe shqip flasin… 😀

    Ne kundershtim me vendet e tjera, ketu psh…komuniteti shqiptar eshte inekzistent,
    jo qe ska shume albo, por edhe me ata qe jane spara merresh.
    Keshtu qe detyrimisht….ke digitali perplasemi te gjithe …te pakten nderrojme kanal pa pbme 😀

  14. I saktë! 🙂
    Uroj sinqerisht, festa të gëzuara me shëndet për ty dhe të dashurit e tu!

  15. Une nuk e kam ate digitalbin. Para 4 vjetesh, kur isha me leje lindjeje dhe plot hormone paslindjesh, me merr nje tregetar i cablecomit zviceran dhe me thote: ua si moj shqiptare ti. Por ne per ty kemi stacione shqiptare ne program. Edhe une, uaaaaa sa mire, apo s’do me vine edhe prinderit e te kenaqen pam me shqipen e te ndihen tamam si ne shtepi te tyre. PO c’kanale keni? Ooooo, kemi plot: kete e ate, ate tjetrin e. Une vetem TV shqiptar njohja nga ato emrat. Po thashe, pa lere se c’eshte bere tani qe s’kam qene une atje. Keshtu eshte kur nuk ben vizita te rregullta ne memedhe. Ecen perpara dhe ti s’e njeh me. PO, mire more zoteri i them, patjeter ta ble mallin, sepse lajthaj, gjuha te dhembi i pridhur vete, edhe kur s’te pelqen shprehja. Dhe me erdhi produkti. Kerko une stacionet shqiptare hic. TVSH per satelit ishte vertet: por ajo nuk shihej moj Erviv, per qamet. ME gje shpifur nuk behej. LEre njehere qe atyre ju kishte ngelur ora ne 1991. Ato stacionet e tjera shqiptare ishin te gjitha kosovare e nuk e gjeja veten aty hic. Keshtu qe ja ktheva produktin dhe i dhashe nje leksion gjeografie. Po, nuk kam probleme digitalbi e as miq perreth. Por kemi blogosferen 🙂

    E dashur, gezuar festat e me gjithe te mira e me c’te te doje zemra. Rrofsh per humorin. Inshallah, me shume vitin tjeter. 😀

  16. E PRANOJ. AI që u përgjigj në telefonatën e katërt isha unë 😛 .
    Por po zgjasja telefonatën se po më shijonte biseda 😛 :D.
    Gëzuar Festat Erviv!
    Me dhe pa Digitalb 🙂

  17. Mire ju te evropes qe keni akses me digitalb, po ne te atllantikut qysh t’ja bejme:))

    Gezuar Ervivi!

    Qofte vit i mbare per ty dhe familjen tende!

  18. Shume flm per urimet te gjitheve jeni shume te sjellshem.

    Belle, keni fat ju andej qe skeni, me degjo mua….se te shkaterron nga nervat 😀 najhere ke qef ta hedhesh nga ballkoni me gjith televizor kur nuk punon 😀

Laisser un commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l'aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion / Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l'aide de votre compte Twitter. Déconnexion / Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l'aide de votre compte Facebook. Déconnexion / Changer )

Photo Google+

Vous commentez à l'aide de votre compte Google+. Déconnexion / Changer )

Connexion à %s

 
%d blogueurs aiment cette page :