Kulmi i mos konsumimit!

Them se si 3/4 e popullsise (1/4 ose skan tv, ose skan drita…) me ra edhe mua rasti te shoh nga ato emisjonet e mengjesit, nga ato te llojit per « shtepijaken e – 50 vjeç » qe e shohin ose duke hekurosur ose duke fshire pluhurat….ose duke lyer gishtat e kembeve…(une po evitoj tju them se cpo beja ne ato momente).
Nejse, edheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee sot ne mengjes tema ne fjale fliste per prinderit qe jane kunder konsumimit (sigurisht atij qe paguhet) kunder reklamave, kunder harxhimit, kunder shperdorimit, kunder hedhjes…etc etc etc.
Prinderit ne fjale kishin 2 femije, punonin te dy, dhe evitonin konsumimin e pagushem ne maksimum, dhe kur them ne maksimum nuk ekzagjeroj aspak, nje pjese te mire te lodrave te femijeve i benin vete, dhe kjo me pretekstin : kur mund ti bejme vete dhe te jemi te vetmit qe kemi ekzkluzivitetin perse duhet ti blejme???
Ose kur shkonin neper supermarkete, dhe femijet kerkonin karamele, çokollata, çumçakiza, tullmbace (budalliqe nga ato qe une i kerkoj edhe sot e kesaj dite mnjf) pergjigjja e prinderve ishte e stilit : sdo te ishte me mire sikur te blenim fruta dhe perime qe jane shume me te mira?
Ose pershembull çdo akivitet qe kishin femijet ishte nga ato qe behej pa paguar asgje…dmth qe ato lloj aktivitetesh jashte shkollore qe bejne femijet ketu zakonisht diten qe nuk kane shkolle as qe behej fjale.
Dhe problemi kryesor qe kishin keta prinder ishte se gjate gjithe kohes ata dhe mbi te gjitha femijet e tyre perballeshin me reklamime te te gjitha llojeve, gje qe i shtynte te luftonin ne menye konstante kunder konsumimit dhe te bindnin femijt e tyre qe nuk duhet rene viktime e ketyre perbindeshave te pangopshem qe i shynin ne blerje.

Ok them une, jam dakort deri ne nje fare pike qe te konsumosh pa mase dhe ne menyre krejt impulsive nuk eshte e mire, por nga ana tjeter lind pyetja: pse duhet te ndalosh veten ose akoma me keq te ndalosh femijen, nga momenti qe i ke mundesit financjare?
Sa thelle mund te shkosh ne rrebelimin ndaj shoqeris konsumatore?
Ne cilen mosh duhet te fillosh ti besh lavazh truri (…te tille e shoh une kete metode ) femijeve qe jo vetem mos te konsumojne, por as mos te kerkojne gjera te cilat ju pelqejne, me pretekstin qe kosumimi eshte i panevojshem, qe eshte thjeshte nje manipulim markash, vetem e vetem per te shitur?

Publicités

~ par ervivi sur avril 18, 2008.

11 Réponses to “Kulmi i mos konsumimit!”

  1. unë mendoj se lavazhi i vërtetë i trurit vjen nga reklamat. fëmijët as nuk e dinë ç’është danone ku di unë se çfare, plot me konservantë dhe me kimikate, por e duan sepse e kanë parë në reklamë. ku qëndron e mira në këtë mes? po pasi kanë parë me vite me radhë danonen tre herë në ditë, kur të ketë para, atë do blejë, dhe jo ndonjë gjë bio a ndonjë frut a ndonjë libër, ta zemë…

    ti mos harro që ne jemi rritur pa reklama, dhe mënyra si e shohim ne një reklamë të kellog’s apo nike ka më shumë kuriozitet, përtesë me ndërru kanalin,sesa interes apo dëshirë të vërtetë, por kur ke lindur me reklama te koka, bota është nike, motorola dhe kellogs. Aaaaaman!..

  2. Megjithate nje femije duhet qe heret a vone te beje nje zgjedhje. P.sh: ne momentin kur femija ne fjale vendos te bleje nje pale kepuce sportive per te vrapuar, do ti duhet te kete nje referim se cfare marke te zgjedhe, dhe normalisht ky referim do ti vije nga reklamat. Ne qofte se vendos te mos influencohet nga asgje, me siguri duke qene se nuk eshte nje specialist do te bleje nje pale kepuce qe do te jene te nje cilesie skadente. Perfundimi, do te prishen pas 2-3 muajsh dhe do detyrohet te bleje te tjera.
    Koha kur reklama shihej si nje larje truri, ka kaluar. Vete firmat e kane me se te qarte qe bleresit nuk mund te terhiqen duke iu imponuar produkte qe nuk duan. Ne aspektin ekonomik reklama nuk shihet thjesht si metode per te bere konsumatorin te bleje, por si nje metode per ta drejtuar kete te fundit ne zgjedhjet e tij. Natyrisht qe drejtuesit e nderrmarjeve kane si problem kryesor shitjen e produktit te tyre, megjithate reklamen nuk e prodhojne tanime si imponim, por si sygjerim.
    Ne boten e sotme askush nuk mund te vendose te jete i painfluencuar. Domosdoshmerisht do influencohemi, ne nje menyre ose ne nje tjeter, nga reklama e drejtperdrejte ose nga ajo e terthorte. Eshte influenca qe markat kane qe na ben te zgjedhim, Nike ose Adidas, Apple apo PC, WordPress apo Blogspot.
    Problemi nuk eshte do influencohemi apo jo, problemi qendron ne faktin se nuk duhet te manipulohemi. Mosmanipulimi nuk arrihet me nje bllokim te deshirave, por me nje forcim te karakterit dhe te kultures se pergjithshme te gjithsecilit.
    Sodoqofte me mire te jete bota Nike, Motorola, BMW se sa produkte skadente kineze.

  3. Oh,
    fëmijët duhet të mësohen të kenë baza të tjera për zgjedhjen përveç reklamës, që duhet të jetë cilësia. Dhe këtë s’ka reklamë që ta tregon, duhet ta njohësh vetë ose s’do jesh kurrë i kënaqur.

    Reklamat janë lluksi i ndërmarrjeve të mëdha, por asgjë më tepër. Imazhi që përpiqen të japin ata s’ka të bëjë kushedi me cilësinë. Sigurisht që janë një mjet shprehje e kreativiteti për ndërmarrjet e reklamave dhe ruajnë të gjallë imazhin mes njerëzve, por kaq, nuk shoh ndonjë funksion informativ, por vetëm hipnotizues në kohë të gjatë.

    Dhe s’besoj se bota është nike dhe motorola, blogshkencë, besoj se ky është veç një imazh; një pjesë shumë e rëndësishme e popullsisë s’kanë as me se të paguajnë një lidhëse apo një këllëf të tyre, megjithëse punojnë nga mëngjesi deri në darkë për t’i prodhuar.

    Dhe për t’u kthyer te familja e kalamajtë e më the e të thashë, fëmijët janë më të influencueshmit sepse s’kanë baza reale krahasimi; çfarë fluturon hahet! Dhe kërkojnë gjëra kot më kot. Kërkojnë celularë nga 300 euro dhe atlete po aq të shtrenjta dhe pantallonat sigurisht i duan marke, megjithëse s’kanë asnjë ide mbi ndryshimin me ato që s’janë marke. Prandaj më duket ide e mirë ajo e Sarkozit për të ndaluar reklamën në TV. Dashuria ime platonike për të u rrit disa shkallë. Jo vetëm që do shpëtonte familjet nga budallëqet e kalamajve, por dhe do vinte ndërmarrjet në të njëjtin rang konkurimi: atë të cilësisë.

  4. …Reklamat do te ndalohen vetem ne televizjonin shteteror, dhe jo ato private…Ka lindur problemi, si do te mbijetojn keto kanale pa reklama???? do ti financoj shteti? sa do mund te bej? pa llogaritur qe nese sot mund te blejne ekskluzivitet e futbollit apo filmave apo ku di une….neser pasneser sdo munden me, si rrjedhoj do humbasin audienc…si rrjedhoj do vdesin….
    Gjithsesi per momentin heqja e reklamave nuk eshte aplikuar akoma.

    Por per fansat si puna ime qe i kan qef reklamat…do te jete nje katastrofe.

    Sa per influencimin e femijeve nga reklamat, sot ka aq shume mundesira per ti limituar apo evituar totalsht, saqe mua nuk me duket aspak problematike.
    Nga ana tjeter, personalisht jan e bindur dhe mendoj qe markat dhe kompanit e medhaja qe reklamojne e kan kaluar stadin e reklamimit shabllon, vetem per te shitur….

    Konsumatori i sotem eshte inteligjent…atehere dhe reklamat i jane pershtatur….sot qellimi fillestar i nje reklame eshte INFORMIMI…cfare eshte, si,qysh, tek, perse, ca te mirash sjell,etc etc etc…(pastaj vijne qellimet e tjera sigurisht sepse nje kompani nuk eshte aty per bamirsi…te kuptohemi)

    Per tu kthyer ke familja, femijet e me the e te thashe….pjesa me e madhe e prinderve deshirojne qe femijet e tyre te ken gjithshka qe ata nuk kane pasur….si rrjedhoj kur e kan mundesine e bejne kete…
    Kur te rriten femijet dhe te jene ne gjendje te arsyetojne atehere do zgjedhin vete…nuk shte e nevojshme ti torturosh qe 3 vjeç, dhe ti ndalosh, vetem e vetem per ti mesuar vleren gjerave….

  5. Nese une jam nisur te blej nje produkt te caktuar te kompanise X, dhe rruges influencohem nga reklamat e konkurrentit Y dhe vendos ta blej pikerisht nga Y-ja, vallai atehere mendoj se X-it i nevojitet nje reklame. Neqoftese e posedon nje te tille, atehere i duhet te beje nje me te mire, me terheqese, me te fuqishme, reklame e cila do te mban peng trurin tim, deri atehere kur te vendosi te « hedh » paret ne kasen e saj.
    Ketu pra qendron esenca se pse kompanite jane te perqendruara ne sektorin e promocionit, por nuk mendoj se eshte hequr dore nga Kontrolli i Cilesise. Ne mos me shume, cilesia e reklamave eshte e larte. Kjo paraqet output per produktin, dhe nga ketu kjo hyn ne cmimin ose koston e produktit. Pa reklame produkti nuk eshte i kompletuar. Te besh biznes pa reklamim, eshte sikurse tia besh me sy nje vajze ne terr – ju e dini çfare jeni duke bere, por te tjeret jo (nuk ju shohin)

  6. ahahhahahahhaahaahahahahhhaha, o buli3go, me ke shkri fare…
    se kam iden ca substancash te ligjeshme merr ne keto momente 😀 apo ca behet andej nga lagjja jote, por me pelqejne shume shprehjet e tua (ajo per virgjerine gjithashtu)

    Nejseeeeeeee, per ata qe se dine TERR = Erresire

  7. Për atë që pyeti se me çfarë do të jetonte televizioni publik n.q.s. nuk do të kishte reklama, një shembull janë taksat e konsumatorëve. Nuk di ç’bëhet nëpër vende të tjera, por në Zvicër kushdo që ka një radio apo televizor në shtëpi, paguan një taksë që sado modeste të jetë, i mbush mirë arkat e radiotelevizionit. Rezultati është që këtu asnjëherë nuk ndërpritet një film apo një emision për të dhënë reklama; këto jepen vetem në fillim apo në fund të programit. Unë besoj se çdokush do ishte gati të paguante pak më tepër për të mos patur reklama fare në TV.

  8. Megjithatë, ku qëndron kufiri mes nevojës për informim dhe ndotjes së veshëve/syve/(nën)vetëdijes me mbi-informim apo keqinformimin? A do jetonim dot pa e marrë vesh që Silit Bongu pastron edhe kuzhinën, edhe banjën, edhe oborrin, edhe garazhin? A do të na mungonte gjë sikur Sitroeni të mos n’a thoshte çdo darkë se as që e imagjinojmë se çfarë mund të bëjë ai për ne? A do të na vinte keq po të mos e merrnim vesh që TeleDyshi ka ulur çmimet në ekstrem? A thua vërtet kemi nevojë për Qumësht që të bëhemi të fortë? (Duke ditur që më shumë se gjysma e Evropianëve nuk e tresin laktozën…)

  9. Nje plakë andej nga unë thoshte: « Do me ble mollë? Zene se e bleve, futi lekët n’xhep! » 😀

  10. Sorry…“Do me ble mollë? Zene se e hengre, futi lekët n’xhep!”

  11. …si njera dhe tjetra njelloj, pa molle ngelesh 🙂

Laisser un commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l'aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion / Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l'aide de votre compte Twitter. Déconnexion / Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l'aide de votre compte Facebook. Déconnexion / Changer )

Photo Google+

Vous commentez à l'aide de votre compte Google+. Déconnexion / Changer )

Connexion à %s

 
%d blogueurs aiment cette page :