…Dhurata!

Duke pasur parasysh qe pjesen me te madhe te kohes « gerthas » per sherbimet ne Shqiperi (…Amc, Vodafon, Digitalb & Co) me behet qefi qe me ne fund gjeta diçka te mire per te dhene…
E çuditeshme, por gjera qe ndodhin ndonjehere….sepse edhe pak po me behej zakon gerthitja e inatosur kunder perbindeshave komercial te atij vendi.

Per te kaluar ke lajmet e mira (te pakten per ata qe jane jashte) doja tju prezantoja: Lule dhe dhurata ne Shqiperi
Po kerkoja deshperimisht nje menyre per ti bere dhurate dikujt ne Shqiperi…dhe duke kerkuar ne internet gjeta kete sit web.

Shume sceptike (e pranoj) mbi efikasitetin e tyre, fillova kerkimet 🙂 (…FBI ka konkurence te forte).
Si fillim i dergova nje e-mail administratoreve te sitit per sigurin e pageses me karte bankare, me pas nga nje e-mail te gjithe atyre qe njof rreth e rrotull per ti pyetur nese e njihnin kete sit, e me pas atyre qe njof ne shqiperi, te cilet pyeten njerez te tjere, dhe kjo vetem e vetem per te pasur sa me shume mendime (….ai qe thot qe jam paranoiake….ka i çik te drejte)
Si perfundim, skisha me kohe te beja ndonje verifikim (adn-je) tjeter, keshtu qe vendosa te hedh hapin e madh….POROSITA.

Gjithshka u krye ekzaktesisht siç doja une, ne vendin e caktuar, ne oren e caktuar, biles personat qe dorzojne dhuraten bejne dhe foto te momentit (gje qe me duket gjeniale).
Surpriza e kenaqi personin qe e mori, une u kenaqa sepse ata u kenaqen, si rrjedhoj kenaqesia e te gjitheve skishte çmim.
Kjo per te thene qe çmimi ishte ne te njejtin standart si jashte…. por ja vlente barra qerane, te pakten per ne qe jemi larg dhe qe skemi shume menyra per te qene prezent ne rastet e rendesishme.

Per ta perfunduar, kjo ishte eksperjenca ime e dyte e blerjes online per sa i perket Shqiperis dhe filloi mire, shpresoj mos te kem surpriza te keqia me tej.
(…ah me duket se sju kam folur per te paren, ishte nje katastrofe e vertete, me shume se 4 muaj per te marre porosine, dhe kur e mora kishin ngaterruar kuti, skishte asgje nga porosia ime brenda  😀  nejseeeeeeeeeeeeeeeeeee….)

Kush te jete i/e interesuar : http://dhurata.com/start.jsp

Publicités

~ par ervivi sur septembre 24, 2008.

6 Réponses to “…Dhurata!”

  1. hehe, dhe unë kam dëgjuar fjalë shumë të mira për këta. paguaj pasi porosia të kryhet është marketingu më i mirë i mundshëm për shqipërinë.

  2. Kam kohe qe e kam praktikuar dhe me rezultat shume te mire.Me sa me kujtohet,andej nga Micigani,u lidha me Thoma Gellcin dhe tufa me lule shkoi ne adresen e caktuar.Me sa me kujtohet,ka dy vjet.

  3. Hajr ishalla Viva, po s<‘na the se kush ishte Ai robi që i dërgojshe lulet 😛 .

    EHhhhh si kanë ndryshuar kohët…. më parë lulet tek ne i hanin gomerët… pastaj çoku i dërgohej ndonjë luledele ndonjë goce… nashti ju dërgohen lule djemve… U pika djemve thuaj! 😉 .

    Faleminderit për Linkun Erviv.

  4. Ed, un e kam me torta…., i kam lon lulet qe kur mora vesh qe gjininin mashkullore e interesonin vetem 2 gjera, nje nga te cilat eshte ushqimi 😀

    Ate them edhe une…pika djemve qe sju bie…qe sdin keta te sotmit…dashuria ishte se çishte njehere e nje kohe…kur vetem per nje buzeqeshje prisje 4 ore ke cepi pallatit (apo jo Ed? 😀 )

  5. Një buzqeshje?!!
    Ishte kulmi i lumturisë edhe vetëm kur dëgjonim: « Hik he rrugaq dreqi! »… që për ne do të thoshte se kishim arritur t’i tërhiqnim vëmëndjen 😛

  6. Perparim, problemi eshte qe lulet mund t’u dergohen edhe robve alergjike nga kto te fundit, qe ta dredhin kemben me lezet. ka stil e stil me eleminu hasmit, mgjth me pelqen fryma pozitive me te cilen ia kupton gjerat, po ervivi ka disa aspekte te errta ne kete pike. 😀

    mua me behet qejfi qe dikush e ka kuptuar thelbin e biznesit online, sidomos ne nje ambjent si Shqiperia. me vjen mire gjithashtu qe ka njerez qe eksperimentojne si puna ervivit, dhe me eksperjencen e saj jemi te sigurte edhe ne te tjeret. ajo puna e fotos pastaj ishte funi fare.

Laisser un commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l'aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion / Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l'aide de votre compte Twitter. Déconnexion / Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l'aide de votre compte Facebook. Déconnexion / Changer )

Photo Google+

Vous commentez à l'aide de votre compte Google+. Déconnexion / Changer )

Connexion à %s

 
%d blogueurs aiment cette page :