Rip – GM

•juin 1, 2009 • 2 commentaires

….ndriçimi dhe renja e General Motors….
Nr 1, shembulli i arritjes dhe ndriçimit, sot nuk eshte gje tjeter veç nje « ish »

Fundi i gjigandit te makinave….
100 milliards $ (70,8 milliards € ) ne 4 vjete,
3 mujorshin e pare te 2009 ka humbur 10 milliards $ 
shitja e nje aksjoni ne prill 2008 = 17 $ (12€) …..fund maj 2009 = 0,75 cent

Ike dhe ti mor trim…..

Edi Rama, politika kalon me mire me muzike.

•mai 28, 2009 • 7 commentaires

Asgje pro e asgje kunder.
Thjeshte nje konstatim, Politike + Muzike = politikanet e shtetit tone.

Gjithesesi reklama reklame ngelet.

reklame : Euro Golf Club.

•mai 7, 2009 • 2 commentaires

Zoterinj, i erdhi fundi (nje nga) problemeve tuaja.

Shume klas ….kush e pati kete ide brilante ?  😀

Aka-Aki…!!!!

•mai 4, 2009 • 6 commentaires

(H)aka-(H)aki, mund te kishte qene nje tjeter kercim-kenge e All Black-ve …por jo….. ska te beje.

Eshte nje rrjet i ri social made in Germany, i krijuar nga disa Berlinez parpara nja 1 viti.
Principi eshte shume i thjeshte, nese ke nje celular  mund te rregjistrohesh ke Aka-Aki dhe te ndertosh nje profil tendin te completuar (ndershmerisht).
Mund te jesh i lokalizushem (nese deshiron) ne çdo moment ne çdo vend nga ata qe jane te rregjistruar si ty (edhe nga ata qe nuk bejne pjese ke rrethi jot).
Lokalizimi mund te jete,  i afert (2km), ne qytet (7km) dhe ne zone (50km).
Per te qene pjestar i Aka-Aki nuk duhet te paguash, por ajo qe paguhet eshte lidhja e internetit ne telefon.

2 qellime : Mos te te shpetoj asnje shoke/shoqe qe mund te jete aty apo te  kaloj prane pa e pare dhe krijimi i miqesive te reja (identifikimi i atyre qe kane te njejtat shije).
Pa harruar qe interesi kryesor eshte krijimi i nje rrjeti lokal real.
(me habit fakti qe jane Gjermane ata qe e kane krijuar, se jane njerez aq te ngrohte ne fakt….saqe skane nevoje per kesi manipulimesh… :s )

Puna eshte qe perveçe se eshte nje tjeter facebook, nje tjeter twitter apo nje tjeter myspace…..megjithese pak me shume i perpunuar sepse arrine nje shkalle me te larte transferimi nga virtualiteti ne realitet etc etc etc….. 
çeshtja ngelet : sa psikopate duket si akte lokalizimi i te tjereve, fakti qe mund te dish ne çdo moment se ku jane, kush eshte prane tyre dhe çfare bejne ???

Ne muhabet e siper me shoqerine, te gjithe ishin totalisht kunder sepse e quajten « si nje dhunim et jetes private » , facebook  ju duket gia shume dhe per me teper mendojne se eshte shume e deshperuar si akt (per njohjet e reja).
(Nderkohe qe gestapo brenda meje  mbronte tezen e spiunimit me stil, duke  ju shpjeguar qe ishte nje menyre per te hedhur nje sy nga te  dashurit/dashurat e tyre 😀 )

…ça te bo klienti sta bo as perenia !!!

•avril 23, 2009 • 6 commentaires

ëëëë…pak a shume,
varet nga klienti ne fjale, dhe kur behet fjale per ata qe futen tek grupi 20-80 (20% e klienteve qe bejne 80% e turnover)…nje zot e di sa e vertete eshte kjo shprehje.
Nderkohe qe per ata te tjeret (80%-shi), i largon i afron, i merr i hedh, i ngjit i zbret, i dashuron dhe keqtrajton, sipas horoskopit te dites, mnjf mund ti lejosh vetes ndonje ekstravagance , ose te nxjerresh frustrimin qe ke si pasoj e 20%-shit.
Nejse, çeshtja ngelet : Sa mbret eshte klienti ????????

Deri ne cilen pike duhet duruar ?
….kunja poshte e larte…mizogjini….humor i rend si gjyle ne kembe etc etc etc…
Sa shume rruge mund ti hapesh thjeshte per nje firme ?
…ta konfirmosh nderkohe qe mendon totalisht te kunderten, apo ta besh xhan xhan nderkohe qe do deshiroje te hiqje kepucen dhe ti pervisheshe mire….
Sa mund ti haj nje njeri nervat me veten e vete perpara se ta çoj situaten ne piken e moskthimit mbrapsht ?

Ne rastin e fundit qe me rastisi (…) pas 2 oresh (shtrydhje dhe grirje qe me beri) ai perfundoi duke me thene:
– Po te mundeshit te me pushkatonit do ta benit apo jo ?

…do flasim me burrat !

•avril 12, 2009 • 6 commentaires

Une : Ju pashe nga lart dhe erdha, mund tju informoj ?
Ata : Ku jane zoterinjt?
Une: Jane rreth e rrotull, nuk e di kur kthehen, mund tju ndihmoj une?
Ata: Jo jo, po presim zoterinjt.
Une: Pse nuk beni bizneze me femrat ?
Ata: (qeshin) jo jo jane pune burrash, do presim.
Une: Ouuu…une do ju them te njejtat gjera si ata, do mbaj te njejtin çmim si ata….por gjithsesi ju prisni, mbase deri sot naten kthehen, po nderruat mendje mbase jam e lire me vone !
Nje i trete qe vjen : O goce, shiko, ata dine me mire se jane marre me keto gjera, me letrat, me zyrat, nuk e ben keshtu por e ben ashtu, nuk i thane keshtu por i thane ashtu…
Une: Ooouuuu….!!!! Shif ti zoteri, me te gjitha ato qe permende me siper jam marre une, e di shume mire si shkojne keto pune… gjithsesi, si te doni.

 

Do te doja te dija edhe sa kohe, vite, shekuj, do na duhet ne femrave te presim qe gjinija mashkullore te na konsideroj te afta dhe ne te njejtin nivel per kompetenca te barabarta ?
Si ka mundesi qe akoma sot, nje pjese e mire njerzish mendojne qe per deget teknike meshkujt jane me kompetent se femrat ?

Ahhhh…apo do ngelemi nr 1 vetem per sa i perket shit-blerjes se bibironave dhe sendeve shtepijake ???

…Ne vazhdim te « ides »…

•mars 8, 2009 • Laisser un commentaire

Po ne te njejtin panair (si shkrimi parafundit) pashe nje tjeter produkt interesant …… qe beri lumturin time per te pakten 10min.
Te gjithe e dine qe ne nje pjese te evropes si France, si Italia, Gjermania, eshte e  ndaluar prej kohesh pirja e duhanit ne vendet publike….nderkohe qe ne vende te tjera si puna Spanjes, Belgjikes, Zvicres,….Shqiperia (po e fus ne vendet evropjane per ti bere qefin vetes) edhe nese ka ligj ai nuk aplikohet akoma/totalisht.

Produkti ne fjale ishte nje kabine pirje duhani.
Shitesi duke na pare qe po jargaviteshim perpara nje kabine ku dy persona po e kallnin per 7 pale qefe, na propozon te provonim kabinen tjeter….dhe si aventurjer te rrezikshem qe jemi,  pranuam.
Gjeja qe me beri pershtypje me teper ishte konforti, zakonisht neper kuti shkrepsesh te tilla ose ndjen ajrin e kondicjonuar ke shpatullat ose mbushet aq shume me tyme, saqe nuk gjen dot daljen…
Nderkohe qe ata kishin krijuar nje sistem vertete shume estetik, shume praktik dhe mbi te gjitha efikas…..tani mbase ka edhe pika negative, apo qe duhen perfeksjonuar, por ne 10 minuteshin e lumturis time nuk e vura re…..(sepse ne ato momente kisha vetem nje probleme : po ta blej kete gjen ku do ta vej ? mes sallonit dhe kuzhines, ne koridor ?….e dua, e dua, e duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…….)
fee-smoke1
Shoh vetem 2 pbme….:

– çmimi, i cili duhet te jete mjaft i shtrenjet duke pasur parasysh, kompleksitetin e produktit.

– kush kompani do e blente nje produkt te tille ? duke ditur qe nese para ca vitesh te pije cigare ishte cool, aq shume cool saqe reklamohej ne tv, nderkohe qe tani jemi ne ekstremitetin tjeter,  vetem perçmim dhe çensurim.

Web siti me poshte per ata qe duan te dine me shume
Smoke free systemes